Një teori e re e publikuar më herët këtë vit pretendon se të kuptuarit tonë rreth gravitetit, që ishte propozuar për herë të parë nga Ajnshtajn, mund të jetë plotësisht gabim.
Tani për herë të parë, kjo teori kontroverse është testuar në mënyrë eksperimentale dhe ka nxjerrë rezultatet e para.
Një studim i pavarur i shpërndarjes së gravitet përreth më shumë se 30,000 galaktikave gjeti dëshmi për të mbështetur teorinë – dhe nëse konfirmohet, mund të rishkruajë tërë fizikën, transmeton Gazeta Express.
Profesori Erik Verlinde nga Universiteti i Amsterdamit publikoi ‘hipotezën e gravitetit të Verlindes’, më herët këtë vit.
Publikimi bënte përpjekje të zgjidhte misterin e materies së errët. Duke studiuar yjet dhe galaktikat, astronomët gjetën se forcat e gravitetit shfaqen më të forta se që pritej.
Regjionet e jashtme të galaktikave, si Rruga jonë e Qumështit, rrotullohet shumë më shpejt përreth qendrës se që mund të llogaritet për nga sasia e materies së zakonshme si yjet, planetët dhe gazrave ndëryjorë.
Tradicionalisht, fizikanët e kanë shpjeguar këtë mospërputhje duke supozuar se duhet të ketë diçka tjetër atje që ne nuk mund ta shohim, që quhet “materie e errët”.
Grimcat e materies së errët nuk janë vënë re kurrë, pavarësisht përpjekjeve të shumta për t’i zbuluar ato, dhe astronomët aktualisht dëshmojnë praninë e tyre me anë të vëzhgimit të disa efekteve gravitacionale mbi materien që mund ta shohim.
Profesori Verlinde thotë se duhet ta rimendojmë gravitetin, duke e hequr materien e errët nga ekuacioni plotësisht.
Për ta bërë këtë, teoria e tij kontroverse sugjeron se graviteti nuk është një forcë themelore e natyrës në përgjithësi, por më tepër një “fenomen emergjent”.Express