Mediat raportojnë se pasditen e sl shtunës, në një banesë në “Rrugën e Ilindenit” në Tetovë është gjetur trupi i pajetë i një 43-vjeçari nga Tetova.
Rasti është lajmëruar nga fqinjët të cilët kanë dyshuar se një kohë të gjatë nuk është parë personi ne fjalë. Derën e cila ka qene e blinduar, e ka hapur Njësiti i Zjarrfikësve të Tetovës te cilët bashkë me policinë, me pastaj kane gjetur edhe trupin e pajetë të 43-vjeçarit.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa ditëve në vijim policia e rajonit të Tetovës pritet të del me informacione shtesë në lidhje me rastin.