Portieri i klubit të hendbollit të Ohrit dhe lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Nikola Danilovski 24-vjeç, u gjet i vdekur në liqenin e Ohrit.
Klubi i hendbollit gjithashtu konfirmoi në rrjetin social ‘Facebook’ se Danilovski ndërroi jetë.
Për shkak të vdekjes së Danilovskit, ndeshja e sotme midis Ohrit dhe Strugës u shty.
Danilovski më parë ka luajtur për Metalurg Shkup dhe Pelister nga Manastiri, ai kaloi të gjitha grupmoshat në ekipin përfaqësues./Botapress/