Sot Kryeministri Albin Kurti, në cilësinë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje është takuar me Presidenten Vjosa Osmani. Siç merret vesh ata kanë folur folur për datën e zgjedhjeve lokale.
Pas takimit me Osmanin, Kurti është pyetur nga gazetarët se cili do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.
Kurti ka deklaruar se këtë e vendos Këshilli i Qendrës së VV-së në Prishtinë.
“Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e vendos një gjë të tillë, nuk më takon mua si kryetar, madje as Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e bën një gjë të tillë. Do të ketë process të brendshëm në përputhje me statutin dhe me siguri që do ta kemi emrin që ne duam e I duhet kryeqytetit”, ka deklaruar Kurti.