Beka: Aksioni i arrestimit të 59 policëve ishte planifikuar më herët

Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, ka treguar për Info Magazine të Klan Kosovës se aksioni i policisë për arrestimin e 59 policëve është planifikuar tash e një kohë.

Beka tha se ky aksion duhet të shihet pozitivisht, “sepse kjo tregon se policia vazhdimisht angazhohet ta rrisë integritetin e vet dhe të vazhdojë të jetë një nga organet ma të besueshme tek populli i Kosovës”.

“59 policët janë arrestuar për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritet dhe marrje të ryshfetit”, ka treguar Beka, duke shtuar se “policët tani po mbahen nëpër qendra të ndryshme të ndalimit”

“Operacionet e tilla tregojnë se policia angazhohet për ngritje të nivelit të integritetit”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme