Ndërtimi i qendrës së re klinike në Shkup, vijojnë përplasjet LSDM – VMRO-DPMNE

Vazhdojnë përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për ndërtimin e qendrës klinike. Nga LSDM dolën me qëndrim se ndërtimi i qendrës klinike është investimi më i madh në shëndetësi në 80 vitet e fundit. Sipas tyre, pohimet e VMRO-DPMNE-së se në Serbi është ndërtuar qendër klinike e njëjtë me shumë më të vogël, janë gënjeshtër dhe manipulim me opinionin.

“Pohimet e tyre se në Serbinë fqinje është ndërtuar qendër e njëjtë klinike për shumë më të vogël janë gënjeshtër e kulluar, tentim për manipulim me opinionin apo mosnjohuri. Qendra klinike në Beograd është vetëm një ndërtesë e cila është ndërtuar kohë më parë, e cila tani rinovohet dhe pajiset. Fakti që refuzuan ofertën që opozita të udhëheq projektin është tregues i qartë që qëllimi i vetëm i VMRO-DPMNE-së është që të bllokohen ligjet që janë në interes të qytetarëve.”,- tha Nenad Kociq nga LSDM.

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë pushtetin për projekt sipërfaqësor, i cili ka për qëllim arsyetimin e vjedhjes së parave të popullit.

“Filipçe dhe Zaev brengosen vetëm për 400 milion euro të cilat duhet t’i ndajnë me biznes partnerët e tyre dhe e akuzojnë VMRO-DPMNE-në se është kundër ligjit për qendër klinike të re. Nuk bëhet fjalë për ligj për qendër klinike të re, por vetëm për propozim ligj për realizimin e projektit, d.m.th. kemi të bëjmë vetëm me projekte sipërfaqësore, studime fizibiliti, ndërsa Qendra e kolabuar Klinike “Nënë Tereza” është rinovuar dhe nuk do të mundet të përballojë një krizë të tillë shëndetësore.”,- theksoi Oliver Zafirovski nga VMRO-DPMNE.

Qendra e re klinike parashihet të ndërtohet në Komunën Gjorçe Petrov, me mbi 100 mijë metra katrorë dhe do të ketë në dispozicion pajisje të sofistikuara. (TVM2)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme