Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore parashihet të ketë mjegull, kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Vlera minimale e temperaturës do të lëviz ndërmjet -7 deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.