Akademia e Shkencave të Shqipërisë nderon Thaçin me mirënjohje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është vlerësua sot me mirënjohjen “Nderi i Akademisë”, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Këtë vlerësim Thaçi e ka marrë gjatë një ceremonie të organizuar në Tiranë nga Akademia e Shkencave.

Presidenti i Kosovës, gjatë fjalës përshëndetëse u shpreh se e rëndësishme është që institucionet e shkencore të kontribuojnë maksimalisht që të heqin çdo pengesë.

“Akademitë tona të shkencave po punojnë bashkë me protokolle dhe projekte bashkëpunim dhe jam i bindur se mund të bëhet më tepër. Po punojmë së bashku për të zgjidhur problemet që kanë dalë para për të kuptuar ndryshimet kulturore, fetare dhe gjuhësore. Tashmë e rëndësishëm për të dyja akademitë shqiptare dhe institucionet e tjera shkencore është që të kontribuojnë maksimalisht që të heqin çdo pengesë, që te kemi një hapësirë të vetme kulturore, gjuhësore, letrare dhe shpirtërore”, u shpreh Thaçi gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni.

Ai ka falënderuar akademikët dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për kontributin e dhënë ndër vite për fuqizimin e identitet kombëtar dhe sipas tij për forcimin e kërkesave për liri dhe pavarësi të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme