Edi Rama përkujton Haxhi Zekën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një postim të vetin në Facebook ka përkujtuar 184 vjetorin e lindjes së Haxhi Zekës.

Rama me këtë rast ka shkruar se Haxhi Zeka nuk përkujtohet ashtu si e meriton vepra dhe puna e tij.

Rama ka shkruar:

Te gjithe enciklopedite bien dakort me faktin qe me 20 dhjetor 1832 lindi ne Shoshan te Malesise te Gjakoves, nje patriot i madh te cilit mezi i permendet emri ne librat e historise: Haxhi Zeka (Zejneli), ideator i Lidhjes kombetare te Pejes ne janar 1899, rene deshmor tre vite me vone.

Ne kete foto shfaqet si anetar i komitetit qendror te Lidhjes se Prizrenit me 1878, si perfaqesues i trevave kosovare. Mollah i arsimuar, Haxhi Zeka do te kete ne programin e tij si pike te panegociueshme celjen e shkollave shqipe kudo ne viset shqiptare.
Haxhi Zeka ka punuar fort per emancipimin kombetar dhe figura e tij duhet te kujtohet me mirenjohje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme