Akuza të rënda për Igli Taren/ ‘La Repubblica’: Futboll, klan e afera, hijet shqiptare në Lazio

E përditshmja italiane ‘La Repubblica’ përcjell sot në faqet e saj, akuza të rënda ndaj drejtorit të klubit sportiv të skuadrës së futbollit, Lazio, shqiptarit Igli Tare.

Artikulli me titull ‘Futboll, klan e afera. Hijet shqiptare në Lazion e Tares’, i paraprin hetimit të kryer nga emisioni invetigativ ‘Report’, ikanalit RAI3 të televizionit publik italian, i cili do të transmetoj në puntatën e sotme, një dosje investigative mbi klubin e Lazios dhe operacionin financiar per blerjen e lojtarit nga Kosova, Vedat Muriqi me vlerë 17.5 milionë euro.

 ‘Afera, konflikt interesi e inflitrim të krimit të organizuar. Një trekëndësh i rrezikshëm që përshin drejtorin historik të klubit të Lazios, Igli Tare e Presidentit Claudio Lotito’, shkruan e përditshmja italiane.
Anomali që do të zbardhen në emisionin me 2 seri e që do të nis në mbrëmjen e sotme të ‘Reporter’ me titullin ‘Shkëlqimi e mizeria e zotërinjve të futbollit’.

Sipas të përditshmes ‘La Repubblica’, hetimet nisin në vitin 2018 nga një operacion i Prokurorisë Antimafia të Barit, ekzekutuar nga Guardia di Finanza, qe coi në arrestimin e 22 personave të lidhur me kanet mafioze, Caprtiti e Parisi e që zbardh një aleancë mes mafias siciliane, asaj kalabreze Ndrangheta e klaneve bareze, në një rrjet bastesh sportive në Itali e jashtë saj.

‘Shqipëria, – shkruan media italiane, – është nën vëmendjen e klaneve mafioze, që duan të blejnë kompaninë Top Bast. e cila ka 400 salle aktive. Top Bast është në pronësi të shqiptarit Ermal Bajrami.’

Sipas Guardia di Finanza, Ermal Bajrami, është një emër fiktiv, pasi pronarët e vërtetë te Top Bast, janë Igli Tare e vëllait të tij Genti, aktualisht konsull në Turqi.

Hetimet e Prokurës së Antimafias së Barit kanë zbardhur raportet mes Genti Tares, vëllait të Igli Tares e eksponentëve të klaneve mafioze bareze, konfirmuar nga autoritetet dhe në një takim që ai kishte planifikuar të zhvillohej më 8 janar 2015 me kreun e klanit mafioz të Barit, Francesco Martiradonna.

Shitja e Top Bast nuk u realizua në atë kohë për shkak se grupi mafioz e konsideroj jo të leverdishme blerjen e kompanisë shqiptare.

‘Autoritetet e Guardia di Finanza e konsiderojnë jo të ligjshme, që drejtori i një klubi sportiv të jetë dhe pronar i një kompanie bastesh’, shkruan gazeta italiane.

Igli Tare e ka komentuar ngjarjen, si një tentativë të personave të tretë për ta dëmtuar dhe se ai personalisht nuk është marrë kurrë në pyetje nga hetuesit e antimafias italiane.

Por e përditshmja La Repubblica zbardh sot dhe një tjetër linjë hetimi e cila lidh kompaninë Top Bast me Turqinë, Shqipërinë e Italinë.

Fakti nën hetim ka të bëjë me skuadrën turke Fenerbahce, e sulmuesin kosovar Vedat Muriqi.

Klubi i futbolllit Lazio ka blere lojëtarin kosovar me një operacion financiar në vlerë 17.5 milionë euro e në të cilin marrin pjesë këtër ndërmjetës. Përveç avokatit e menaxherit të lojtarit kosovarë, hyjnë në pjesë dhe shqiptari, Shkumbin Qormemeti, agjent sportiv me shumë pak futbolisht në portofolin e tij, por në lidhje mjaft të afërta me drejtorin e Lazios, Igli Tare.

Ndërmjetësit e katërt në këtë operacion janë vëllezërit italianë Gabriele e Valerio Giuffrida.

Sipas gazetarit italian Daniele Autieri, autori i artikullit të La Repubblicsa, klubi i Lazios, deklaron se i kanë paguar interesat kompanisë GGII, në zotërim të vëllezërve Giuffrida e që për koincidencë të fakteve, Valerio Giuffrida, pra një nga vëllezërit, ka qënë për dy vite rresht drejtuesi kompanisë ‘Lazio Events’ e që është dhe kasaforta me të cilën pronari i Lazios, Claudio Lotito, kontrollon klubin e tij.

Valerio Giuffrida, ka dhene dorëheqjen nga drejtimi i kompanisë ‘Lazio Events’, vetëm pak para se të kryehet operacioni i blerjes së lojtarit Muriqi./ Ora News

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme