Shpërthim në Meksikë, 29 të vdekur mbi 70 të plagosur

Një shpërthim në një dyqan fishekzjarrësh në Mexico City ka vrarë të paktën 29 persona, thonë zyrtarët.
Më shumë se 70 të tjerë u plagosën pasi shpërthimi goditi tregun San Pablito në Tultepec, rreth 32km jashtë qytetit.

Video nga vendi i ngjarjes kanë treguar një numër të madh të fishekzjarrëve të cilat kanë shpërthyer në ajër.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, derisa shkaku i shpërthimeve ende nuk dihet. Eruviel Avila, guvernator i shtetit të Meksikës, tha se disa fëmijë kishin pësuar djegie në më shumë se 90% të trupave të tyre dhe janë dërguar në qytetin amerikan të Galveston, Texas, për trajtim të specializuar.

mex1

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme