Detaje nga aksidenti i mbrëmshëm në Shkup: Dy të vdekur, një person i arrestuar, pesë makina të përfshira

Dy persona kanë ndërruar jetë në aksidentin e mbrëmshëm, në Kisella Vodë të Shkupit.

Bëhet fjalë për shoferët e dy makinave, që kanë marrë pjesë në aksident, të moshës 28 dhe 50 vjeçare. Lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një i mitur, që ka qenë bashkudhëtarë.

“Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin e bulevardit Serbia dhe bulevardit Boris Trajkovski, në mes makinave “Volkswagen Passat”, me targa të Shkupit e drejtuar nga R.A (50) nga Studeniçani, makinës “Mercedes” me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga H.S (28) nga Shkupi, makinës “Volkswagen Sharan” me targa të Shkupit e drejtuar nga Z.I (30) nga Studeniçani, makinës “Hyundai Accent” me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga O.A (25) nga fshati Batincë dhe makinës “Fiat Punto” me regjistrim të Shkupit, e drejtuar nga E.B (30) nga Shkupi. Në aksident në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferët R.A dhe H.S”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se njëri nga shoferët që ka marrë pjesë në aksident është dërguar në mbajtje në stacion policor.

“Lëndime të rënda trupore ka marrë një i mitur që ka qenë në makinën “Volkswagen Passat”, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë edhe bashkudhëtarët në të njëjtën makinë F.A (49), N.A (23) dhe dy të mitur. Gjithashtu janë lënduar shoferët O.A dhe E.B. Pas ndihmës mjekësore, O.A është arrestuar dhe dërguar në stacion policor”, thonë nga MPB.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup./Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme