Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana doli para mediave sot për të njoftuar sesi po vazhdon procesi nga kandidatët që kërkojnë kreun e partisë në zgjedhjet që mbahen më 13 qershor.
Ai tregoi se cilët kandidatë kanë sjellë emrat e përfaqësuesve dhe veçoi edhe njerin prej tyre për një listë bllof, sepse anëtarët e Komisioneve nuk ishin pjesë e PD-së.
Gjana tha se Basha ka sjellë emrat e anëtarëve të tij të Komisioneve, kurse tre kandidatët e tjerë nuk i kanë dorëzuar. Madje, kandidati Agron Shehaj ka dorëzuar listë ‘nul’ me anëtarët e Komisioneve, pasi ata nuk janë pjesë e PD.
Plotësimi i Komisioneve me përfaqësues të kandidatëve është e drejtë, jo detyrim. Nëse duan – ta shfrytëzojnë, deri më tani po e zvarrisin përtej çdo kufiri dhe mbrëmë e kam bërë të qartë, asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u verifikuar nga Komisioni Zgjedhor.
Ne do presim deri në minutat e fundit, por në asnjë rast nuk do të delegohet pa bërë verifikimet. Asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u verifikuar nga Komisioni i PD, një njeri që ka shkuar të shoqërojë kandidatin për deputet të Murrizit apo Patozit, është i ditur që ka qenë në fushatë dhe s’mund të marrë pjesë. Ata që kanë bërë fushatë të fshehtë, nuk mund të hyjmë në shpirtin e secilit.
Janë përcaktuar kush konsiderohen vota të vlefshme dhe të pavlefshme si edhe është miratuar udhëzimi për votimin e anëtarëve të PD të cilët nuk e kanë emrin në lista, por disponojnë dokument anëtarëve.
Nuk do u mohohet kjo e drejtë, por do ketë disa kushte dhe disa përjashtime.
Kushtet do të jenë që do të paraqiten pranë qendra me dokumentin e anëtarësisë dhe me kartën e identiteti, Komisioni ka për detyrë që të regjistrojë në një formularë të posaçëm emrin atësinë dhe mbiemrin, numrin e identifikimin, numrit të telefonit dhe të marrë firmën dhe kartat e anëtarësisë do të mbeten te Komisioni që do i depozitojë në Komision bashkë me materialet e tjera.
Këto karta në një procesverbal të posaçëm, do ua dorëzojë Sekretari Organizativ që brenda 1 muaji do i regjistrojë në sistem, të nxjerrë kartat e reja dhe t’i pajisë me kartat e reja të anëtarësisë dhe më pas do t’i kthejnë dokumentin e vjetër.
Përjashtohen ata anëtarë që në fushatën e fundit zgjedhore kanë qenë anëtarë, komisionerë, vëzhgues apo aktivistë të partive të tjera jashtë koalicionit të PD me aleatët”, pohoi ai.
© SYRI.net