Aktori Bujar Kapexhiu, i cili ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në Presidencë për të nderuar figurat kulturore të Ansamblit të Dibrës, ka ironizuar seancën plenare të deputetëve për shkarkimin e Ilir Metës nga Presidenca.
Në fjalën e tij, ai shprehet se në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në ambientet e Presidencës, hidhen valle e këndohen këngë.
Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe ti bashkohen festës sonë.”- ka thënë ai.