Presidentja e Estonisë: Mbështesim dialogun dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol e UNESCO

Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, ka thënë se vendi që ajo udhëheq mbështet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si Interpol dhe UNESCO.

Këto deklarata, e para e shtetit estonez, i bëri në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë dy ditore në këtë vend.
“Vizita e sotme e Osmanit nuk është surprizë. Është e dukshme që për një vend si Kosova, që po tenton të anëtarësohet në organizata të ndryshme, kjo është mundësi shumë e madhe që të ketë bashkëpunim më të fortë mes institucioneve të ndryshme. Mendoj se kjo është mundësi shumë e mirë edhe për bizneset tona që të vazhdojnë të punojnë. Ne duam që Kosova të jetë sa më e angazhuar dhe më e përfshirë në institucione dhe bashkëpunime të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë ato në fushën e sigurisë. Unë mbështes investimet e kompanive tona në Kosova. Por, ne duam të sigurohemi që Kosova garanton këto investime. Estonia ka mbështetur Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Kaljulaid.

Sa i përket dialogut me Serbinë, presidentja e Estonisë tha se vendet e Bashkimit Evropian duhet të ndihmojnë vendet si Kosova dhe Serbia që të ndjekin vlerat demokratike që posedon unioni.

“Marrëveshjet gjeopolitike janë më të mirat gjithmonë. Andaj, nëse Evropa dëshiron të mbrojë vlerat e saj, duhet t’i sjell këto vende sa më afër demokracisë. Ne duam t’i përfshijmë të gjitha vendet në këtë sistem demokratik me të cilin operojmë. Pa ndihmën e BE-së, këto vende nuk janë në gjendje të ndjekin këto vlera demokratike”, ka deklaruar ajo.

Për të tërhequr sa më shumë investime të kompanive nga Estonia, Kaljulaid deklaroi se Kosova duhet të angazhohet për sundim të ligjit.

“Duhet të keni institucione të fuqishme dhe sundim të ligjit, sepse kjo është gjëja e vetme që sjell zhvillim ekonomik. Përndryshe, kompanitë nuk guxojnë të investojnë përderisa nuk besojnë se me të vërtet interesi i tyre po mbrohet”, tha ajo tutje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme