Hetuesit gjermanë të policisë së trafikut në Neu-Ulm, kanë kontrolluar një autobus me relacion të gjatë nga Maqedonia, në parkingun e autostradës Scheppacher Forst dhe ata korrën sukses për atë që po kërkonin.
Gjatë inspektimit të një autobusi maqedonas me relacion të gjatë, mbrëmjen e së mërkurës në parkingun Scheppacher Forst në autostradën A8 nga grupi i kontrollit të kërkimit të policisë rrugore Neu-Ulm, hetuesit gjermanë zbuluan katër persona të cilët ishin ilegalisht në Gjermani.
Të katër personat, përfshirë tre burra të moshës 29 dhe 42-vjeçare dhe një grua 41-vjeçare, fillimisht kishin hyrë në Gjermani legalisht si turistë, informon Shtegu.
Megjithatë, ata më pas qëndruan më gjatë në Republikën Federale sesa lejohej, për të cilën si shtetas maqedonas do të duhej të aplikonin për vizë.
Të katër personave iu desh të linin një depozitë sigurie treshifrore dhe më pas të largoheshin menjëherë nga territori gjerman.