Për më shumë se 20 vjet, Milazim Feka nuk e kishte punuar tokën e tij në Karaçë të Vushtrrisë. Megjithatë, dikush u përkujdes që atij toka të mos i mbeste djerrinë.
Persona të panjohur në pronën prej 20 ari të Milazimit, kishin mbjellë 82 rrënjë kanabisi. Ato krejt rastësisht i hasi vëllai i Milazimit, derisa po kulloste bagëtitë.
U kthye te na, tha çka keni mjellë naj kungull a naj vidim. Thash jo na s’jena kanë atje hiç. Tri fije ishin, tri lula. Vec sa kishin fillu me bi, se i kishin nxjerrë prej keseve si rasadin kur e mjell. Qe keset ku i kanë lanë”, tha Milazim Feka, pronar i tokës.
Milazimi shprehet i habitur me guximin e atij që i mbolli bimë narkotike në tokën e tij.
Ndërsa vëllai i Milazimit, Feka, tregon se si i gjeti bimët e mbjella.
“Jom kanë t’u e rujtë lopën, edhe I kom pa do bimë t’mbjellura, e veta vllaun mos ka mbjellë pasul, tha jo”, tha vëllai i pronarit Fekë Feka
Për gjetjen e bimëve narkotike, familja Feka njoftoi menjëherë Policinë.
“Me vendim të prokurorit, 82 bimët do të shkulën dhe do të shkatërrohen në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin nga Policia.
Por pavarësisht deklarimit të Policisë për asgjësimin e bimëve, pronari i tokës tha se kanë mbetur akoma rrënjë./ATVLIVE
Për më shumë ndiqeni lajmin e plotë, në videon e mëposhtme.