Ekspertët shpjegojnë: Ja pse terroristët i lënë dokumentet në vendin e sulmit

Dokumenti i identifikimit i gjetur në kamion ka çuar hetuesit gjermanë drejt identifikimit të kryesit të sulmit me kamion në Berlin, nga i cili sulm u vranë 12 veta dhe u lënduan shumë të tjerë.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, në shikim të parë, kjo tingëllon e pabesueshme.

Pas kësaj lindin edhe pyetjet logjike dhe dyshuese: Si u gjend dokumenti i Amrit në kamion? Dokumenti ishte vendosur nga autoritetet gjermane? Dokumentet ranë aty pasi Amri kishte luftuar me shoferin e kamionit? Sulmuesi i vërtetë i kishte vendosur dokumentet e Amrit për të devijuar dyshimin?

Por ekspertët besojnë se mundësia më e mundshme që Amri dokumentet e tija t’i ketë lënë qëllimisht, sipas medieve gjermane.

Kjo pasi vlerësohet se një qasje e tillë nuk është e pazakontë për terroristët.

Tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili po e ngiste kamionin vdiq në Nisë, dhe qëllimisht e la një pasaportë në kamion.

Një nga vrasësit në Paris në natën e 13 nëntorit 2015, la dokumentet në makinë, ashtu sikurse njëri prej sulmuesve mbi revistën satirike Charlie Hebdo, në janar të të njëjtit vit.

Qëllimi i terroristëve: Ata duan për të hequr të gjitha dyshimet nga tjetri, dhe paraqesin veten si martirë.

“Terroristët janë narcisoid. Ata duan të jenë të dukshëm, të provojnë për të gjithë se ata kanë kryer sulmin”, ka shpjeguar Ahmed Mansour, një ekspert i terrorizmit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme