Disa persona po marrin mjekim në spital për dëmtime të shkaktuara nga një protestues, i cili u parashutua në stadiumin e Mynihut para ndeshjes Francë-Gjermani për “Euro 2020”.
Parashutisti goditi kabllot e një kamere të sipërme, të vendosur në çatinë e stadiumit. Parashuta e protestuesit të Greenpeace kishte një parullë kundër shfrytëzimit të burimeve të naftës. Ai rrëshqiti mbi stadium dhe duket se humbi kontrollin, pasi u ngatërrua me kabllot televizivë të ARD.
Parashutisti arriti të ulej në fushë dhe lojtarët e Gjermanisë, Antonio Rudiger dhe Robin Gosens, ishin të parët që iu afruan për ta neutralizuar, me frikën se mos kishte qëllime të këqija. I rrezikuar nga ky incident i rëndë ishte edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps.
UEFA dhe një nga sponsorët e nivelit më të lartë të turneut, firma shtetërore ruse e energjisë Gazprom, kanë qenë edhe më parë në shënjestër të protestave të Greenpeace.
© SYRI.net