Grushtshteti i kushton 90 miliardë euro ekonomisë turke

Grushtshteti i dështuar në Turqi i ka kushtuar ekonomisë së vendit me 300 miliardë lira apo 90 miliardë euro, ka njoftuar ministria turke e Tregtisë.

Ministri për Doganat dhe Tregti, Bulent Tufenkci, është cituar nga gazeta “Hurriyet” duke thënë se kjo kosto mund të shkojë edhe më lartë, por ai megjithatë vlerëson se fondamentet e ekonomisë turke janë solide. “Aeroplanët luftarakë, helikopterët, armatimi, bombat, ndërtesat: të gjitha kanë kushtuar 300 milionë lira. Ndoshta edhe jam duke e zvogëluar këtë shumë”, ka thënë ai, duke iu referuar shkatërrimeve të shkaktuara gjatë natës së grusht shtetit. Puçistët kanë bërë që Turqia të duket si vend i botës së tretë”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme