“Beast Mode” vjen në Galaxy S8

Sistemi Nougat në versionin beta për Galaxy S7 tashmë ka disa opsione për performancë të lartë dhe lojëra, mirëpo duket se Samsung është duke punuar të sjell një nivel edhe më të lartë për këto procesime.

Kompania koreane ka aplikuar për mbrojtjen e markës “Beast Mode” në Bashkimin evropian.

Gjendja ‘beast’ (bishë) do të përdoret në lidhje me softuerin e telefonave, sipas aplikacionet, edhe është mjaft e qartë që ky modul do të përdoret në Galaxy S8, pas lansimit zyrtar në prill të vitit të ardhshëm.

Fatkeqsisht, ende nuk dihet saktësisht se në çfarë mënyre do të përdoret ‘Beast Mode’ pasi që në aplikacion nuk ka përshkrim të detajuar.

Duke gjykuar në bazë të emrit, mund të thuhet se kjo markë ka të bëjë me performancë.

Pasi që realiteti virtual (VR) është trendi më i ri në pajisjet mobile, Beast Mode mund të ketë të bëjë me këtë teknologji.

Galaxy S8 do të jetë bishë në vete, nëse mund të merren parasysh spekulimet e deritanishme. Telefoni pritet të ketë procesorin Snapdragon 835 SoC, RAM memorie prej 8GB, sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve, altoparlantë stereo, Bluetooth 5.0 dhe do të vijë pa portin e dëgjueseve, 3.5 mm headset jack.

Pajisja pritet të jetë më e shtrenjtë se paraardhësi i saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme