Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se buxheti i miratuar prej dy miliardë eurove nga Kuvendi i Kosovës, do të zbatohet me përkushtim maksimal dhe reflekton programin e koalicionit qeveritar.
“Ky Buxhet, i cili do të zbatohet me përkushtim maksimal mundëson realizimin e objektivave tona të përbashkëta për zhvillimin e vendit, për rritje ekonomike, për krijimin e vendeve të reja të punës, për mirëqenie sociale dhe po ashtu për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit. 2017 është vit i mundësive të reja për avancim në të gjitha fushat”, ka shkruar Mustafa në Facebook.