AlternAtivA – Kumanovë : Kumanova diskriminohet edhe nga qeveria LSDM-BDI

Të nderuar qytetar të Kumanovës, të nderuara media,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka ndarë 9.9 milionë euro për projekte të ndryshme zhvillimore, që do të realizohen në disa qytete të Maqedonisë. Mjetet janë të parapara për investime në infrastrukturë, kanalizim, ujësjellës dhe projekte të tjera investuese, prej të cilave duhet të kenë dobi qytetarët. Por, çuditërisht, për Kumanovën tonë janë ndarë ZERO mjete nga ky buxhet, edhe pse – siç e dimë – edhe në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal, në Kumanovë në pushtet është binomi BDI-LSDM.

Kjo i bie se Kumanova është lënë në harresë të thuajse secilit pushtet. Edhe këta që janë në pushtetin lokal, por edhe ata të pushtetit qendror, Kumanovën e kanë temë të huaj dhe nuk kanë kurrfarë interesi për të. Ndërkaq, siç tashmë e dimë të gjithë ne kumanovarët, Kumanova jonë shquhet me rrugë të paasfaltuara, kanalizim të vjetruar dhe ujësjellës që krijon dëme në çdo stinë.

Nisur nga kjo, koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët është këtu që të konstatojë se ky pushtet nuk ka interesim për Kumanovën, andaj edhe Kumanova nuk duhet të ketë më interesim për këto parti. Derisa ata na kanë lënë në mëshirë të fatit dhe na kanë harruar, ne duhet t’ua kujtojmë se në vjeshtë ka zgjedhje dhe ata do ta marrin përgjigjen nga qytetari i Kumanovës.

Në fund dëshirojmë t’jua kujtojmë kumanovarëve se megjithatë asgjë nuk ka përfunduar. Ardhja në pushtet e koalicionit Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët dhe përfitimi i pushtetit lokal në Kumanovë është një shpresë për një kthesë edhe në jetën e Kumanovës. Ne vijmë në pushtet që t’i shterim temat e infrastrukturës dhe të vendosim standarde të tjera qeverisëse.

AlternAtivA – Kumanovë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme