Mustafa: 2017 është vit i mundësive të reja për avancim

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se buxheti 2 miliardë euro i cili u aprovua në Kuvend siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe reflekton në mënyrë të drejtpërdrejtë programin e koalicionit qeverisës

Ai ka thënë se ky Buxhet do të zbatohet me përkushtim maksimal që do të mundësoj realizimin e objektivave të përbashkëta të punës, mirëqenies sociale dhe po ashtu për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, transmeton Express.

“2017 është vit i mundësive të reja për avancim në të gjitha fushat. Urime!”, ka shkruar Mustafa.

Ja statusi i plotë:

Buxheti 2 Miliardësh, i cili u aprovua në Kuvendin e Republikës së Kosovës siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe reflekton në mënyrë të drejtpërdrejt programin e koalicionit qeveritar. Ky Buxhet, i cili do të zbatohet me përkushtim maksimal mundëson realizimin e objektivave tona të përbashkëta për zhvillimin e vendit, për rritje ekonomike, për krijimin e vendeve të reja të punës, për mirëqenie sociale dhe po ashtu për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit. 2017 është vit i mundësive të reja për avancim në të gjitha fushat. Urime!

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme