Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Gjilan ku një automjet ka rënë në lumin Morava në hyrje të fshatit Uglar. Për pasojë ka ndërruar jetë një pasagjere shqiptare nga Shqipëria. Policia e Kosovës njofton se gjatë aksionit janë shpëtuar tre të aksidentuarit e tjerë që ishin bllokuar në makinën e fundosur në ujë.
“Polica e Kosovës dhe një qytetar shpëtojn jetën tre personave që ishin fundosur me veturë në lumin “Morava”pas një vet aksidenti” Me 24 qershor 2021 në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës (PK) në Gjilan, ishte informu për një vetaksident ku një veturë me katër persona kishte ra në lumin “Morava”në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan.
Policia, nga stacioni policor i Gjilanit, pasi ka marr këtë informatë, ka dalur menjëherë në vendin e aksidentit . Në përpjekje për ti shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e “Moravës së Binçës” policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur , nga automjeti i përmbysur në këtë lumë.
Me këtë akt , policia dhe qytetari i kanë nxjerrur të gjallë tre të askidentuarit dhe i ka dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajntim mjekësor , ndërsa si pasojë e këtij aksidenti , ka mbetur e vdekur pasagjerja , shtetase e Shqipërisë. Policia me këtë rast falenderon gjestin human dhe shembullor të qytetarit Arben Shabani i cili rrezikoi jetën e tij për ti shpëtuar të askidentuarit”, thuhet në njoftim. m.v/abcnews.al