E thirrur nëpërmjet rrjeteve sociale, një protestë është mbajtur sot në Tiranë, në shenjë sensibilizimi për aksidentin e ndodhur në aksin “Levan-Vlorë” ku u shua një familje me 4 anëtarë.
Dhjetëra të rinj janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve ku në mënyrë simbolike janë shtrirë në tokë duke u hequr si “të vdekur”.
Kujtojmë se aksidenti tragjik, ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një makinë tip “Audi” në aksin “Levan-Vlorë” përplasi nga pas një tjetër makinë tip “Toyota” duke u shkaktuar vdekjen 4 anëtarëve të së njëjtës familje. Viktmë mbetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.