Duhej aksidenti me 4 të vdekur, policia ‘blindon’ aksin Fier-Vlorë hiqen 25 patenta për shpejtësi

Një ditë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën 4 anëtarëve të një familjeve, policia e Vlorës ka forcuar kontrollet në autostradën Fier-Vlorë.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Enrik Mehmeti teksa live punën nga terreni i policisë rrugore, pohoi se deri më tani janë hequr mbi 25 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Sipas Mehmetit, ditën e djeshme në këtë aks u hoqën 15 leje drejtimi.

Pavarësisht se dje për shkak të shpejtësisë së lartë u shkaktua aksidenti me pasoja të rënda në këtë aks, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur, duket se disa shoferë nuk frikësohen nga këto ngjarje.

Teksa Mehmeti raportonte live nga terreni, radari i policisë rrugore kapi një automjet që ecte me shpejtësi tej normaleve të lejuara, me 160 km/h.

Kujtojmë se dje në aksident humbën jetë Eduart Gushi, 44 vjeç, grua e tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzat të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme