Qeni që ka gjasa më së shumti t’ju kafshojë është zbuluar, e që shumë janë befasuar nga lloji i tij, transmeton koha.net.
Qeni i racës Labrador, që preferohet më së shumti nga familjet, është përgjegjës për numrin më të madh të sulmeve dhe lëndimeve, sipas një hulumtimi nga shoqata e sigurisë nga kafshët “Animal Freinds”.
Edhe shoku më i mirë i njeriut mund të jetë armiku më i keq e më shumë se një të tretës së incidenteve në punëtorët postarë dhe personat e dërgesave.
Meshkujt kanë më shumë gjasa që të kafshohen nga qenët se femrat.
Psikologu i kafshëve, Dr Roger Mugford, thotë se postierët duhet të tentojnë të bëhen më shok me qenët, dhe t’i bëjnë ata të lumtur duke “mbajtur gjithmonë një qese me ushqim qensh”.
Ai thotë “Pasi një postier të bëhet shok me një qen, ata do të jenë gjithmonë shokë”.
“Thënia se qenët mund të nuhasin frikën shumë larg, jam shumë i sigurt se është e vërtetë, mënyra se si ne lëvizim dhe se si mendojmë është mënyra se si komunikojmë me qenin”, ka thënë Mugford, transmeton koha.net.
“Qenët janë me të vërtet shok të njerëzve, dhe ata mbajnë mend gjithçka, kështu që këshilla më e mirë është që ti bëni shok ata në vend të armiqve”.
Raca e qenit e cila ka më së shumti mundësi që të kafshoj njerëzit është pastori Gjerman, pastaj Bull Terrieri e raca Border Collie.