Një 70 vjeçar italian që hiqej si bari delesh, i identifikuar si ‘Pastori’ u arrestua nga policia italiane pasi rezultoi se pas punës që kryente si bari, fshihej një shpërndarës kokaine.
Furnizuesi i tij ishte një shqiptar me banim në zonën e Ivrea.
Sipas medias vendase midis tetorit 2015 dhe shkurt 2016, bariu mundi të shiste mbi 200 doza kokainë tek klientët nga e gjithë zona e Vercellit dhe Torinos, duke alternuar shtëpinë e tij në Saluggia (Vercelli) dhe fshatin ku kulloste delet si një vend të shitjes.
Të dy të arrestuarit tashmë do të vuajnë dënimin me burg.
© SYRI.net