Në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 1:20.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor në psikiatri, andaj me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rasti po trajtohet si dhunë në familje.