Osmani e Kurti janë më të varfër se bashkëshortët e tyre (VIDEO)

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, janë më pak të pasur se shumë politikanë tjerë në vend.

Në fakt, më të varfër edhe se vetë bashkëshortët e tyre, njofton Klan Kosova.

Burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ka dy shtëpi e banesë afër 366 mijë euro.

Ndërsa presidentja, ka banesë, tokë e garazhë në vlerë prej 77 miijë e 500 euro.

Borxh të dytë kanë 97 mijë euro.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, qëndron më ligshtë me pasuri sesa bashkëshortja e tij, Rita Kurti.

Kurti s’ka asnjë pasuri të paluajtshme në emër të tij.

As kursime nuk ka shumë, vetëm 529 euro në bankë. Por paguan qiranë e shtëpisë ku jeton, 250 euro në muaj.

E gruaja e tij, Rita, e ka blerë banesën në vlerë prej 400 mijë euro. Kjo ka kredi në një bankë në Oslo të Norvegjisë, në vlerë prej 300 mijë eurosh të cilat i ka marrë për blerjen e banesës.

Kurti të hyra ka 1300 euro nga qeveria si kryeministër e 4200 euro është paguar për tre muaj të këtij viti si kryetar i Vetëvendosjes.

Të hyra bashkëshortja e tij, i ka 4 mijë euro në muaj, e në bankë i ka 10 mijë euro.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme