Me targa “Fuck Covid” dhe të mbuluara me grafiti, makinat kanë dhuruar spektakël duke bërë drift në sheshin “Nënë Tereza”.
Automjetet kanë bërë paradë, rrëshqitje në asfalt duke “djegur gomat” në një prej shesheve kryesore të kryeqytetit. Edhe pse temperaturat janë tepër të larta, shoferët e makinave kanë sfiduar motin, duke dhënë spektakël.
Në një nga makinat më të dukshme shihet se shkruhet “Hasi”.
“Drifti” i automjeteve është parë edhe nga qytetarët e shumtë të pranishëm në shesh, të cilët kanë filmuar pamjet e jashtëzakonshme dhe të rralla.
© SYRI.net