Albin Kurti: për Kosovën, minishengeni është një iniciativë pa vizion

Për Kosovën, minishengeni është një iniciativë pa vizion për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Albin Kurti teksa foli në  Forumin e Prespës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama u shpreh se nuk duhet ta dalim jashtë axhendës së Bashkimit Evropian.

Kurti deklaroi ndër të tjera se pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë.

“Ajo që nuk duhet të bëjmë është që ti ikim përgjegjësive tona me veprime që krijojnë konfuzione dhe i japin mundësi palëve të tjera që ti shfrytëzojnë.  

Kështu është edhe ideja e Minishengenit, e cila është një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin dhe si të tilla Kosova e refuzon ashpër dhe i inkurajon të gjithë të kthehemi në axhenden e BE. 

Pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë.

Në Tiranë në takimin e 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor propozova një kornizë e cila sjell progres për të gjithë“, tha Albin Kurti.

Ndërkohë me heret Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk do t’i lutet Bashkimit Europian për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Por gjithashtu kreu i qeverisë,  deklaroi se “ne nuk duhet t’u themi Europës që nëse nuk na pranoni, do të na marrin palë të tjera”.

Duke e “veshur” me një batutë, Rama u shpreh se “ne do dukemi si një beqar i ri që i thotë nuses, nëse nuk martohemi, ka disa bushtra që do duan të më marrin”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme