Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të quajtur “Masazha 2021”, e ku si rezultat janë arrestuar gjashtë persona.
Sipas policisë deri tek arrestimi i këtyre të dyshuarve ka ardhur pas inspektimit të 53 lokaleve, e ku 29 prej tyre janë mbyllur.
“Plani operativ ,,Masazha-2021’’ i realizuar përgjatë këtij muaji në nivel vendi, ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”, “Ofrim i Lokaleve për Prostitucion” dhe “Bashkëkryerje“”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e angazhimeve të saja aktive në parandalimin dhe luftimin e veprave kriminale, konkretisht Drejtoria për Hetimin e trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ),me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimit të informatave në terren ka hartuar planin operativ për inspektimin e salloneve të masazheve, i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve komunal, inspektorëve të punës, zyrtarëve të ATK- se, inspektorëve të MINT-se dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër te PK-së.
Plani operativ ,,Masazha-2021’’ i realizuar përgjatë këtij muaji në nivel vendi, ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”, “Ofrim i Lokaleve për Prostitucion” dhe “Bashkëkryerje“.
Gjatë këtij operacioni policor, nën autorizimin e organeve të drejtësisë dhe në bashkëpunim me
institucionet kompetente janë inspektuar pesëdhjetë e tri (53) lokale, prej tyre njëzë e nëntë
(29) lokale janë mbyllur nga inspektorët komunal si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë
të arkave fiskale, mungesa e dokumenteve të punës etj.
Nga zyrtarët policorë gjatë këtij operacioni janë legjitimuar njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë (196)
persona me shtetësi të ndryshme si, nga Shqipëria, Tajlanda, Italia, Greqia, Rumania, Serbia
dhe Kosova, ku të gjithë shtetasit e huaj në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe
qëndrimit, sipas procedurave janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe Huaj si kompetencë e
tyre lëndore.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për dyzet e tetë
(48) orë.
Policia e Kosovës gjithmonë do te jetë e angazhuar në parandalim të veprimtarive kriminale
dhe në shërbim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.
Me respekt,
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun