Problemi më i madh i të rinjve mbetet papunësia, i pesti liberalizimi i vizave

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kryer një hulumtim të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 17 deri 21 vjeçare.

Hulumtimi është zhvilluar nga data 26 nëntor deri më 9 dhjetor, si dhe ka përfshirë 1,200 respodentë, prej tyre 50.3% vajza dhe 49.7% djem. Për të përfaqësuar shpërndarjen e popullatës në bazë të etnisë dhe vendbanimit, 71.9% e të anketuarave janë shqiptarë, 16.7% serbë dhe 11.4% të tjerë, ndërsa 52.7% në zonat rurale dhe 47.3% në zonat urbane. Marzha e gabimit është +- 2.74%.

Sipas rezultateve të hulumtimit, 70% e të rinjve kanë deklaruar se gjërat në Kosovë janë duke shkuar në drejtimin e gabuar. Të pyetur se cilat janë 5 shqetësimet e tyre kryesore të cilat duhet të adresohen nga qeveria, të rinjtë kanë listuar si më kryesoret: Papunësinë (65.1%); Zhvillimin Ekonomik (54.6%); Luftimi i korrupsionit (51.3%); Shëndetësi (42.2%) si dhe Liberalizimi i vizave (4.1%).

Të rinjtë kanë deklaruar se në 12 muajt e fundit më së shumti kanë diskutuar për politikën në internet, përkundër që vendimet e tyre nuk ndikohen nga reagimet në rrjetet sociale. Gjendja financiare në familjet e 52.8% e të anketuarve është deklaruar të jetë e vështirë për të përballuar shpenzimet mujore, përderisa 75% kanë vlerësuar si të dobët dhe joefikase punën e Qeverisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme