Prokurori i shtetit të Kosovës pas aksidentit fatal,dërgohet në Beograd

Prokurori i Shtetit të RK (nga Breznica e Bujanocit)  Lulzim Sulejmani është aksidentuar rëndë mbrëmë pas mesnate, duke marr lëndime të rënda trupore, lëndime kanë marr edhe tre persona tjerë. kurse prokurori i shtetit te Kosovës  është dërguar menjëherë për shërim në Beograd.

Lulzim Sulejmani që është prokuror në zyrën e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi u aksidentuar mbrëmë vonë  derisa po kthehej nga një aheng i organizuar  nga Prokuroria e Gjakovës.

“E kemi pasur një ndejë të fundvitit, ne Prokuroria e Shtetit. Kam biseduar në mëngjes me të, gjendja e tij është shumë e rëndë.  Vetura ka dalë nga rruga”, ka shtuar ai.

Selimaj ka thënë se për detaje tjera duhet të kontaktoni me Zyrën e Kryeprokurorit, Alekander Lumezi, por, askush prej tyre s’është përgjigjur. As Zëdhënësja Liridona Kozmaqi dhe as Zëdhënësi i Këshillit Prokurorial, Ekrem Lutfiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme