Ja si funksiononte grupi i Ukë Rugovës, 4000 euro një vizë (Dokument)

Ukë Rugova kishte një grup të madh që shitnin viza italiane për klientë që i siguronin nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Djali i Ibrahim Rugovës, presidentit historik të Kosovës, Uka, përshkruhet në dosjen e prokurorisë si udhëheqës i grupit që ishte themeluar para datës 31 korrik të vitit 2012.

Grupin kriminal, Uka e udhëhiqte bashkë me Izet Beqirin, që ishte shofer i ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe Flrojan Petanin, e që prokuroria ka siguruar edhe përgjime, që tregojnë se këta takoheshin në mes vete për të siguruar klientë.

Petani madje iu telefononte edhe zyrtarëve të ambasadës italiane, që kur bëhej auditimi i brendshëm, të fshiheshin dokumentet e grupit kriminal.

Petani po ashtu e kishte ndihmuar Izet Beqirin, që ishte i dënuar nga shteti italian, të merrte vizë 3 vjeçare.

“Ukë Rugova dhe Izet Beqiri bashkërisht dhe individualisht kanë bërë marrëveshje me Florian Petanin për marrjen e vizave Shengen. Kjo është demonstruar nga përgjimet e telekomunikimeve ndërmjet Ukë Rugovës, Izet Beqirit dhe Florian Petanit. Provat nga vëzhgimi tregojnë më tej të tre duke u takuar së bashku në kohë kyçe”, thotë aktakuza që e posedon lajmi.net.

Ukë Rugova si udhëheqës i grupit të organizuar kriminal së bashku me Izet Beqirin, kanë marrë pasaporta dhe fotografi nga anëtarët e tjerë të grupit për individët të cilët kishin rregulluar të paguajnë deri në 4000 euro për ta.

“Dëshmi nga këto aktivitete, përveç përgjimeve dhe vëzhgimit, vijnë edhe nga sasia e madhe e dokumentacionit për aplikime për viza italiane Shengen të gjetura gjatë kontrollit të rezidencës së Ukë Rugovës”, thuhet në aktakuzën e siguruar nga lajmi.net.

Aktakuza thotë se ishte bërë një numër i madh i depozitave në para nga Izet Beqiri, që ishte pas Ukës si udhëheqës iu grupit.

“Më tej te zbulimit financiare i Ukë Rugovës në kohën e veprës penale tregojnë një numër të depozitave në para të gatshme të bëra nga Izet Beqiri”.

Ish-shoferi i Ibrahim Rugovës, Izet Beqiri përshkruhet në dosjen e prokurorisë si udhëheqës i përbashkët i grupit kriminal nga 15 maj i vitit 2013.

“Ai ka marr pasaportat, fotografitë dhe dokumentet, drejtpërdrejt nëpërmjet Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Azad Beqiraj dhe të tjerët, për individë të cilët kishin rënë dakord për të paguar vizat italiane Shengen. Ai pastaj ka rregulluar me Ukë Rugovën për dokumente të tjera për të shtuar pasaportave dhe të dorëzohen në Ambasadën Italiane nëpërmjet Florian Petanit. Kur pasaportat janë kthyer përmes Florjan Petanit, me ose pa viza italiane Shengen, ai ka rregulluar që ato të kthehen tek Fitim Beqiri, Visar Beqiri dhe Azade Beqiraj. Bisedat e përgjuara demonstrojnë Izet Beqiri duke u takuar dhe udhëzuar këta të tre të pandehur në raste kur dokumentet për viza italiane Sahengen ishin duke u mbledhur, kur vizat ishin duke u përpunuar dhe kur ato kishin përfunduar”.

Dosja për Florian Petanin thotë se ka qenë pjesë e këtij grupi kriminal që nga 3 gushti i vitit 2012, që siguronte viza italiane. Florian Petani, në kohën kur po i bëhej auditimi i brendshëm ambasada italiane, i telefononte Faëza Habib për dokumentet e tij duke përfshirë listat e Rugovës që të fshihen.

Petani, në dëshmitë që i ka siguruar prokuroria, thuhet se ishte në gjendje dhe i gatshëm të rregullonte viza italiane Shengen jashtë kanaleve të rregullta në Ambasadën Italiane në Prishtinë.

“E gjetur më tej gjatë kontrollit të rezidencës së Florjan Petanit ishte një vizë italiane Shengen tri vjeçare në emër të Izet Beqirit. Në raport nga autoritetet italiane u theksua se viza ishte refuzuar fillimisht para se të përpunohet. Autoritetet italiane më tej kanë dhënë shqetësimet të hollësishme që viza në gjendje që të jepet kur sistemi do të kishte identifikuar se Izet Beqiri kishte një dënim me burg të shquar në Itali”.

Qefser Basholli, që ishte pjesë e grupit, kujdeset në dorëzimin e dokumenteve dhe sigurimin e klientëve ku ishte demonstruar në thirrjet që i kishte realizuar.

Ish-ministri i Kulturës nga LDK-ja, Astrit Haraqija, përshkruhet si pjesëtarë i grupit që siguronte klientë. Në një bisedë Astrit Haraqija thotë se ka siguruar 80 klient nga Gjakova. Haraqiha ishte bërë pjesë e grupit nga 31 korriku i vitit 2013, kështu thuhet në aktakuzën e prokurorisë që e ka siguruar lajmi.net.

Fitim Beqiri përshkruhet nga prokuroria, si falsifikues dokumentesh që bënte për të marr viza dhe diskutonte çmimin e tyre dhe  një pjesë të parave i dorëzonte Izet Beqirit.

Në bisedat që janë përgjuar dëshmohet se Beqiri kishte diskutuar çmimin e vizave bashkë me Azad Beqirin.

Azad Beqiraj më vonë kishte nisur së bashku më gruan e tij, Liridona Beqirin, aranzhimin e takimeve me ndërmjetësim dhe klientë.

Liridona ndihmonte burrin, dhe ishte bërë pjesë e grupit në maj të vitit 2013. Ajo mblidhte dokumente.

Ndërsa Kujtim Avdyli kishte rolin e gjetjes së klientëve dhe i dërgonte te Azad Beqiraj.

Ragip Gashi, pjesë e grupit, kishte siguruar klientë nga 28 qershori i vitit 2013.

Të gjithë të akuzuarit e tjerë, kishin rolin  njëjtë pak a shumë, sigurimin e klientëve dhe dërgimin e tyre tek koka e grupit, që t’i sigurohej një vizë italiane e që paguhej deri në 4000 euro.

(Vijon…)ImageImageImageImageImageImage

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme