Në një atmosferë miqësore ka nisur takimi i liderëve shqiptarë, takim i iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ashtu siç mëson portali TetovaSot, takimin e sotëm e kanë bojkotuar lideri i PDSH-së dhe ai i Lëvizjes Besa. Përndryshe ky takim është thirrur me qëllim të unifikimit të kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë.
Tre liderët e Aleancës arritën në takimin e thirrur nga Ali Ahmeti. Takimi zhvillohet me dyer të mbyllura ku Ahmeti shoqërohet nga Teuta Arifi. Dyshja ka pritur Ziadin Selën, Gëzim Ostrenin e Vesel Memedin ndërkohë që takimi është mbyllur për mediat.
Të gjithë liderët pritet të dalin në një konferencë për shtyp lidhur me vendimet e marra pas përfundimit të takimit.