U arrestuan për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike, nis seanca e masës së sigurisë për Fatos Tushen dhe zyrtarët e bashkisë së Lushnjës

Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, 8 zyrtarëve të kësaj bashkie, si dhe 2 administratorëve.

Në kërkesën që SPAK që ka depozituar në gjykatë kërkohet masa e sigurisë “Arrest me burg” për 7 prej personave të arrestuar, përfshirë dhe kryebashkiakun Tushe, ndërkohë që kërkohet masa e ‘Arrestit shtëpiak’, për 4 personat e tjerë, punonjës së zyrës së pasurive publike.

Zyrtarët e Bashkisë së Lushnjes janë prangosur brenda institucionit, ndërkohë që me urdhër të SPAK u kryen kontrolle dhe në zyrat e tjera të bashkisë.

Mësohet se tenderi për të cilën kanë nisur hetimet është me vlerë 240 milionë lekë të vjetra, që ka të bëjë me projektin e një ujësjellësi të ri, dhe Tushe bashkë me zyrtarët e tjerë kanë shkelur barazinë mes kompanive në garë.

Dy biznesmenët e arrestuar janë: Ibrahim Lami, administrator i “Loti SHPK” dhe Bujar Murati, administrator i “Euro alb shpk”.

Arrest me burg

Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë së Lushnjes

Flamur Peqini, drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike

Ibrahim Lami, administrator i “Loti SHPK”

Bujar Murati, administrator i “Euro alb shpk”

Gazment Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Blerta Turku, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Arrest shtëpie

Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Margarita Gjermeni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Andri Nusho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Ani Simoni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme