Prokurori federal dyshon se dy personat nuk kishin raportuar krimet e planifikuara dhe për këtë arsye janë kontrolluar apartamentet e tyre të mërkurën në mëngjes, raporton agjencia e lajmeve DPA.
Asnjë person nuk është arrestuar me këtë rast.
Në sulmin që ka ndodhur rreth tetë muaj më parë, K. F., një mbështetës i organizatës terroriste Shteti Islamik (IS) në kryeqytetin austriak pati vrarë katër persona dhe plagosur më shumë se 20 të tjerë disa prej tyre rëndë, transmeton albinfo.ch. Ai vetë është vrarë pastaj nga të shtënat e policisë.
Dy të dyshuarit, një kosovar dhe një shtetas gjerman, ishin vënë në shënjestër të hetuesve menjëherë pas sulmit. Më 6 nëntor, zyra e prokurorit federal kishte bastisur shtëpitë e katër personave të moshës mes 19 dhe 25 vjeçare të cilët thuhet se kishin lidhje me vrasësin, transmeton albinfo.ch.
Por në atë kohë, megjithatë, të gjithë ishin sjellë si dëshmitarë, për sigurimin e provave të mundshme.
Në ndërkohë, hetuesit kanë më shumë të dhëna konkrete: Të dy personat – siç u bë e njohur në nëntor – kishin vizituar vrasësin e mëvonshëm në Vjenë në korrik të vitit 2020 dhe gjithashtu kishin qëndruar me të.