Emrat e anëtarëve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.
Sali Bashota u shkarkua me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim;
Agron Gashi u shkarkua me 64 vota për, asnjë kundër një abstenim;
Blerim Geci me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim;
Ilir Bytyçi u shkarkua me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim;
Albinot Maloku u shkarkua me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim;
Bajram Mjeku u shkarkua me 63 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime;
Petrit Musolli u shkarkua me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim ;
Fadil Miftari u shkarkua me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur në tërësi shkarkimin e këtij bordi. Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës në seancën e sotme u vendos për shkarkimin e këtij bordi, në bazë të votave shumicë që pati Lëvizja Vetëvendosje.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët e opozitës kanë kundërshtuar mënyrën e shkarkimit të Bordit të RTK-së, duke theksuar se pozita po tenton që të RTK-në ta shndërrojë në zyrë të tyre.