Sindikata e Punëtorëve të RTK-së kërkon emërimin pa vonesë të Bordit të ri

Në njoftimin e tyre, kërkohet që kjo procedurë të fillojë pa vonesë, ndërsa është kërkuar edhe fillimi i procedurave për ligjin e ri të RTK-së, rritjen e buxhetit dhe ndërtimin e objektit të ri të mediumit publik, shkruan lajmi.net.

“Si Sindikatë, kërkojmë nga Kuvendi që pa humbur kohë, të zhvillojë procedurat për emërimin e Bordit të ri të RTK-së, duke e përfshirë në këtë proces për mbikëqyrje edhe Agjencinë Britanike. Presim që së shpejti të fillojë procedura në Kuvend për ligjin e ri të RTK-së, rritjen e buxhetit të RTK-së dhe ndërtimin e objektit të ri të RTK-së”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së.

Reagimi i plotë:

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet që po ndodhin nga ana e Kuvendit të Kosovës në raport me RTK-në.

Si Sindikatë, kërkojmë nga Kuvendi që pa humbur kohë, të zhvillojë procedurat për emërimin e Bordit të ri të RTK-së, duke e përfshirë në këtë proces, për mbikëqyrje, edhe Agjencinë Britanike.

Presim që së shpejti të fillojë procedura në Kuvend për ligjin e ri të RTK-së, rritjen e buxhetit të RTK-së dhe ndërtimin e objektit të ri të RTK-së.

Të nderuar kolegë, ne do t`ju mbajmë të informuar rreth çdo lëvizjeje në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit dhe nëse vërejmë shkelje, do t`i ndjekim rrugët ligjore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme