Shtëpia e Bardhë: Lufta në Afganistan nuk është fituar ushtarakisht

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, deklaroi se nuk do të bëjnë “shpallje të fitores” me përfundimin e pushtimit në Afganistan, duke shtuar se lufta 20-vjeçare në atë vend nuk është fituar ushtarakisht, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencën e përditshme për shtyp, Psaki tha se kanë përshpejtuar procesin e vizave të posaçme për afganët të cilët kanë punuar me ushtrinë amerikane që nga pushtimi i Afganistanit, kryesisht përkthyes.

“Ne po punojmë gjithashtu ngushtë me Kongresin për këtë çështje. Kemi bërë një plan për të nxjerrë mijëra afganë jashtë vendit me familjet e tyre. Në këtë planifikim, ne kemi përcaktuar disa baza ushtarake dhe vende të treta në SHBA. Këta afganë do të zhvendosen në vendet e treta përpara se trupat tona të tërhiqen plotësisht”, tha Psaki.

Duke mos dhënë detaje se për cilat vende bëhet fjalë, Psaki vuri në dukje se ky proces i zhvendosjes do të fillojë që nga gushti.

SHBA-ja, duke përfshirë ishullin Guam të Paqësorit, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Katari pretendohen gjithashtu si vende në të cilat afganët në fjalë do të dërgohen përkohësisht.

Ajo tha tashmë kishin pritur që situata në Afganistan të jetë shumë e vështirë pas tërheqjes së SHBA-së.

“Nëse nuk do të kishim marrë vendimin që morëm sot (tërheqjen nga Afganistani), pasojat do të ishin shumë më të rënda”, shtoi Psaki.

Ajo deklaroi se nuk do të shpallet fitore për luftën në Afganistan.

“Kjo është një luftë 20-vjeçare që nuk është fituar ushtarakisht”, theksoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme