Kurti i kërkon Greqisë ta njohë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të enjte po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë ku i kërkoi asaj që shteti i tyre t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Tutje, kryeministri Albin Kurti në takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha se Kosova dëshiron që të ndërtojë mbi lidhjet ekzistuese historike midis dy popujve dhe të ngritë raportet me Greqinë, si element i rëndësishëm për stabilitet afatgjatë rajonal.

“Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, i pari i qeverisë greke rikonfirmoi përkushtimin e Greqisë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve në kuadër të promovimit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për shtimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike Kosovë-Greqi”, thuhet në njoftim.​

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme