Babai i 12-vjeçarit të rrëmbyer: E kanë dhunuar, i kanë dhënë edhe cigare, dyshoj se …

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, Gazment Tanushi babai i 12 vjecarit të rrëmbyer ndërsa luante pranë banesës ka treguar të gjithë kalvarin e vuajtjeve të të birit, derisa ra në kontakt me të.

“Në Vlorë kanë qëndruar dhe dikush më tregoi se aty i kishte dhënë një 5 mijë lekëshe të vjetra. Atë natë mora shumë telefonata, por isha i çorientuar se po më jepeshin dy vendodhje  edhe liqeni artificial në Tiranë dhe një vendodhje tjetër ishte Saranda. Atë natë kërkova gjithë natën në Tiranë, por nuk gjeta asgjë.

Djali është dhunuar, në Sarandë ka fjetur jashtë në lulishte, kjo zonjë që e thërrisnin Shpresa, e ka mbajtur nën presion pasi djali nuk donte të lypte. Në Sarandë ka vjedhur djali i detyruar nga ajo. Kam pasur shumë telefonata nga Saranda. Ajo e mësonte që të shkonte të vidhte nëpër çantat e pushuesve.

Dëshmia e djalit ishte në prani të psikologes. Djali më ka treguar se është detyruar të konsumonte cigare, por që mund të mos jetë një cigare e thjeshtë por lëndë narkotike. Djali është detyruar të shpërndajë ndoshta edhe lëndë narkotike. Për të ngrënë djali tha se i jepte vetëm 2 byrekë në ditë, ndërsa  tha se lekët na i mblidhte kjo grua e cila i shfrytëzonte.” -tha babai i 12 vjecarit.

Kur mbërrita në banesë gjithë familjarët u turrën ta përqafonin, pashë që djali sikur u çlirua pak. Por gjatë natës kam parë që është trembur dhe është çuar nga gjumi. Djali është larguar edhe disa herë nga shtëpia por deri në Kamzë për të luajtur. Dikur para disa vitesh edhe kam denoncuar për largimin por është gjetur menjëherë  tek lojrat në Tiranë.” -tha babai i 12 vjecarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme