Pas takimit me Ali Ahmetin, kryetari në dorëheqje i LR – PDSH, Ziadin Sela me një postim në rrjetin e tij social ka habitur me disa qëndrime ku, ndër të tjera, veprimatarinë e tij politike e krahason me rilindasit kombëtar, ndërsa i anatemon të gjithë ata që mendojnë ndryshe.
Më poshtë e gjeni të plotë postimin e tij
A kane bere kuvende te perbashketa shqiptaret ne historine e tyre? Po kane bere. A kane pasur nderhyrje nga jasht qe shqiptaret te percahen dhe keto kuvende te deshtojne? Po kane pasur. Dhe vazhdimisht keto nderhyrje kane qene nga sllavet ose xhonturqit. Ja po marr dy momente nga te shumtit. Perpara lidhjes se Prizrenit ne vitin 1877 Prenk Bibe Doda kerkonte principate autonome ose te pavarur shqiptare katolike ne zonen e Mirdites. Kjo ide perkrahej nga princ Nikolla i Malit te Zi, me qellim qe te pushtonte nje territor te madh te banuar me shqiptar myslimane. Por lidhja u be dhe shqiptar mysliman e te krishtere u betuan ne nje qendrim.
A ishin te nje.mendimi rilindasit tane per ceshtjen e alfabetit te gjuhes shqipe? Natyrisht se jo. Kishte influenca perseri nga sllavet e nga xhonturqit. Por kjo nuk i pengoj te bejne kuvend me gjithe kundershtite qe kishin dhe te bejne bashke qendrimet e tyre.
A po perseritet historia dhe e kaluara sot?! Fatkeqsisht po. Nuk pretendoj asesi se ky takimi yne eshte kuvend i permasave te tilla po mund te shendrrohet nqs behet gjithperfshires. Aspak nuk pretendoj se ne jemi te permasave te rilindasve tane kombetar por perpjekjet per te minuar unifikim e qendrimeve te subjekteve politike shqiptare jane te po te njetave permasa dhe nga po te njejtat kuzhina. Ju pengon bashkimi i qendrimeve te shqiptareve sot ashtu sic ju kane penguar edhe qindra vite me pare.
Prandaj miq kush ka qene dhe kush eshte kunder kuvendeve brendashqiptare? Kush eshte kunder qe verdikti politik i shqiptareve i shprehur me vote ne 11 dhjetor, i ndare ne disa subjekte politike te shendrrohet ne nje vullnet te perbashket per ndryshime rrenjesore te sistemit juridiko kushtetues te Maqedonise?
Sllavet dhe xhonturqit e koheve tona do te thoja une.
Ziadin Sela