Edhe kjo fundjavë ka nisur me fluks të lartë mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën e kalimit kufitar të Morinës.
Megjithëse në Morinë është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me sportele të plota ka qenë e pamundur shmangia e radhëve por edhe të pritjes së mjeteve dhe qytetarëve kosovarë për të kaluar kufirin.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, vetëm mëngjesin e së premtes dhe të shtunës kanë hyrë rreth 30 mije shtetas të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.
Fluks të madh ka patur edhe të hyrjes së mjeteve të transportit të mallarve por edhe emigrantëve kosovarë që jetojnë e punojnë në perendim e që janë kthyer në Kosovë për pushime. Arbër Telaku, Komandant i Pikës Kufitare të Vërmicës,thotë se vetëm gjatë këtij muaj fluksi ka qënë i jashtëzakonshëm.
Megjithëse në Morinë është punuar me maksimumin e kapacitetit ka qenë e pamundur shmangia e radhëve.