Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Levan-Tepelenë në fshatin Buzmadh.
Mësohet se 46-vjeçari Maksi Habeja i cili drejtonte automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar.
Ndërkohë 46-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit.
Ja pamjet e siguruara nga Syri Tv:
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
© SYRI.net