Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti uron besimtarët e fesë katolike, festën e shenjtë të Krishtlindjes.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjes me dëshirat më të sinqerta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie.
Duke vazhduar traditën tonë shqiptare të harmonisë, tolerancës, bashkëjetesës dhe vëllazerise fetare të festojmë festat e njëri tjetrit për t’i ruajtur e mirëmbajtur vlerat tona më fisnike kombëtare dhe fetare.
Uroj që kjo festë t’i jep forcë përpjekjeve tona për të qenë solidarë dhe më të bashkuar më njëri tjetrin për një të ardhme më të mirë, në paqe dhe me mirëqenie.
Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit të krishter Urime Krishtlindjet!” , uron Ahmeti.