Kanë rezultuar negative edhe analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit. Këtë e ka konfirmuar Adnora Nurboja nga IKSHPK, me ç’rast rezulton se uji në Deçan, nuk është i infektuar, njofton RTK.
Ajo tutje ka shtuar për Klanin se pavarësisht këtyre rezultateve, ditëve në vazhdim do të merren sërish mostra për testim.
Ai theksoi se kjo nuk do të thotë se infeksioni nuk është nga uji por se analiza të tjera do të vazhdojnë të bëhen për të gjetur shkakun.
“Rezultatet laboratorike që kanë dalë sot flasin për momentin se nuk kemi asnjë pistë të helmimit hidrik. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka infeksione hidrike. Por, kjo do të dal pas analizave permanente si të ujit ashtu edhe të analizave të pacientëve. Do të informohemi me kohë”, kishte thënë ai.
Kujtojmë që komuna e Deçanit dje ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve.